Skip to content
Open
Show file tree
Hide file tree
Changes from all commits
Commits
File filter

Filter by extension

Filter by extension

Conversations
Failed to load comments.
Loading
Jump to
Jump to file
Failed to load files.
Loading
Diff view
Diff view
166 changes: 166 additions & 0 deletions autore/ali-asllani/hanko-halla/pjesa-e-dyte.md
Original file line number Diff line number Diff line change
@@ -0,0 +1,166 @@
---
title: Pjesa e dytë
author: Ali Asllani
respectLineBreaks: true
parent: Hanko Halla (Poemë)
grandparent: null
order: 2
---

I
Hallës nuk i hahet, Hallës nuk i pihet,
me të renë e saj fare s’po i kihet
Nusen nuk e dashka sa në od’ s’e qaska
dhe qëkurse erdhi hal’ në sy e paska!

DHe qëkurse erdhi Halla paska thënë:
Nuk më duket nusja nuse për të qënë.
Lum shtëpi e babës diti dhe e nxorri,
mjer shtëpi e burrit ra në lak e mori!

Tani – vazhdon Halla – si do t’ja bëj hallit?
çar’ t’i bëj zemanit, pa për sy të ballit,
do t’i thoshja djalit jepi tek e hak
edhe ktheje prapa, bosh me tre tallak!
Shko andej nga erdhe, erdhe kot së koti,
se paraja kallpe vete te i zoti!

çar’ t’i zemanit, shum’ zemnan i keq,
shum i rënd për plaka, shum’ i rënd’ për pleq.
Hoxha nuk trazonet kadi nuk na mbeti
me të tilla femra hall i madh na gjeti!
Hall i madh me nuse, hall i madh me çupa,
një lëkur kunadhe hedhur përmbi supa
tunden dhe lëkunden dhe në mes këputen,
nëpër duar të shkasën po në zëmra futen!

Punë e tyre vetëm: lahen edhe lyhen
edhe nëpër valle venë e vinë e thyhen;
femra me një mashkull vallja vetë i dytë,
plasur dielli ballit më u plaçin sytë!
GJith’ me flok të prera,
jo alla grasone, jo alla bebera,
me një llër të freskët nëpër djell të thekur,
me një trup të zeshkët nëpër kum të pjekur,
gji e gusha hapur digjen ylyver
me një mes të hollë gati për t’u thyer
Me një buz’ të kuqe shumë e shum’ të nxehur
dhe me atë vetull tej për tej të prehur,
me ato vështrime mu sikur të lutet
ngjan se hallemadhes shpirti i këputet;
me ato kapela varur gjer në vesh,
zjarri i xhehnemit doli krejt në shesh!

Jo, moj xhane , kurrë s’mundem që t’a heq
që të thon’ se nusja ka një huq të keq;
na flë e na ngrihet kur asaj i teket!
dhe i bën qepallet sikur qan e meket!
Brënda s’e mban vëndi ngjan se u çkallos,
jasht’ na shkon përpara si një korcollos;
me ditë e me orë zgjatet e mbufatet
me hije të saja afër darkës matet!

II
Nuse e kësaj kohe tjetër zanat s’paska,
a do marr’ kalemin që të bëj’ laraska,
a so zër’ të shkruaj ‘ ose do dëgjojë
një kuti të vogël që na flet me gojë.
Një kuti të vogël që mos qoft’ të jet’,
ësht’ një fëng i marrë, çirret e bërtet!

Me një biz’ në dorë bën sikur punon,
këmbën përmbi këmbë nusja e dëgjon;
dhe çudi moj motër si e qysh duron!
Duket nga një herë zëri e lëndon
frëngu rri i qetë ose do bërtas’,
nusja e humbet dhe i vete pas,
fëngu e ngrë zërin edhe sokëllin
nusja e lë përin edhe vërshëllin:
ai flet me vete flet e flet përçartë
nusja s’ësht ‘ në vete bënet më e zjarrtë!

III
Halla do një nuse , nuse gojë plotë
si një zall të bardhë si një zall të fortë,
me shami në krye anë e mban’ qëndisur
dhe me flok ‘ të gjata prapa arratisur;
dhe me flok’ të gjata deri mu në mes
mu si nat’ janari sa të thell’ të zes ;
me shami të hollë ballë e faqe hedhur,
sa t’i duket syri në qepalle kredhur;
me flori në gushë hapur mu si prush,
si t’ju them moj motra. . . pjergulla me rrush!

Rrallë e tek të duket rrallë e tek të flas’,
një thëllëzë e bukur mbyllur në kafaz,
mbyllur në kafaz një thëllëzë e bukur
mu në mes të reve bëna në të dukur
mu në mes të reve si hënë e si yll
ose një xinde fshehur në një pyll!

Halla do një nuse si edhe i biri
rrënjët prej ergjëndi degat prej floriri,
me të folur Halla nusja të hapi sytë
,,Lepe” fjala e parë ,,peqe” fjala e dytë ;
edhe asgjë tjetër vetëm ,,lepe”, ,,peqe”,
pasi zemra e Hallës qënka si një qelqe:
po u thy vajti e s’ka më: ngjite, qepe,
zogu i plagosur di të kap’ me sqepe!

IV
çupa - tregon Hallës – nuk stoliset fare
që ta njohën bota zogëën beqare;
po kur bënet nuse nusja do të niset
me fletë me lule pema do stoliset!
Dora me kënah koka me mazi,
dhe në cep të syrit gjëkafsh të zi
,,sevap” e ,,xhaiz” është ca pika erë
sa t’i njom cu;;ufet freskë e bukur prrë!

Hajde dhe shaminë sado është gjynah,
lere që ta lidhi shtrëmbër në një krah!
Po të sillet bukur si dhe gratë e para,
sidomos – thot Halla - dua temenara!

Temena e shkretë humbi si një ëndër,
vjen ta merr nga sheshi dhe të vë në zemës,
pasandaj në buzë mbasandaj në kokë
aty ku ësht’ vëndi për miqë e për shoqe,
kurse nashti femra kokërr në karroqe,
vjen a bën me kokë, pasi tash po thuaj
na e bën frëngesha brënda disa muaj!

,,Me një herë u bëmë
Zoti ja bëft frëngut shapkën sa një lëmë”
thanë edhe u derdhën rafsha mos u vrafsha,
merr e bjer për dita rroba të mëndafhsa,
rroba të mëndafsha rroba kashtë e bar,
nusja për një manto jep dy grushte ar!

Gjith’ pazarin nusja mu në odë e futi
na u bë shtëpia magazi çifuti;
rroba për pasdreke, rroba për mëngjes,
rroba për në mjegulla rroba për në ves,
disa për në banjo disa për në kum,
disa për në çajra, disa për në valle,
ruana zot dhe rroba për në karnavale!
Disa për në dmër, disa për në verë,
tamam sa për vjehrën që të fryhet vrerë!
V
Mir’se mëndjeshkurtër fëmra u harbua,
burri që është burrë ç’ka që bënet grua?
çdo gjë ka të ngjarë por kurrë edhe kurrë
dorën e një fëmre nuk e puth një burrë!

Pa më thoni zonja , si ka sy e faqe
si mundet e bënet mashkulll pa mustaqe.
Kurse be e burrit beja më me hije
dora në mustaqe edhe mos u tund
pasi fjalë e burrit aty merret fund!

çdo gjë u ndryshua, çdo gjë u shkallmua,
koka u zbulua , këmba u mbulua,
kur në kohrat tona më të hyr’ që hyje,
kundra mbetetj jashtë festja përmbi krye;
nashti futet brënda çdo këpucë e lyer
dhe kapelë e pastër varet përmbi derë!
168 changes: 168 additions & 0 deletions autore/ali-asllani/hanko-halla/pjesa-e-katert.md
Original file line number Diff line number Diff line change
@@ -0,0 +1,168 @@
---
title: Pjesa e katërt
author: Ali Asllani
respectLineBreaks: true
parent: Hanko Halla (Poemë)
grandparent: null
order: 4
---

I
Shpirt e xhanë,
eja më thot nipi vemi në Tiranë,
Eja, Hall’ të lutem se do bësh sehir
zonja shum’ të mira burra shum’ të mir’!

Lem të keqen Halla ti më rruash të paça
un’ për her’ të fundit do të dal në dalça;
e do dal do iki dhe do shkoj për jetë
në sehir’ të fundit në sehir’ të shkretë!

Un’ mor djal’ i Hallës nëna e shtëpisë,
kam një tuf’ me halle varur mbi kurriz;
Kam një tuf’ me derte kam një tuf’ me halle
nga ato që zbardhën vetulla e qepalle;
e i thash’ i thashë. . . Djali me shum’ mall,
eja, nguli këmbët, xhan o shpirt, o Hall’!
Desha dhe nuk desha,
Hodha namazbezin mirë e mirë u vesha,
dhe që atë ditë hipëm në kaike,
ish për her’ të parë që po veja mike,
mike në pampor;
prita edhe prita po sa prita se di,
mbas nonjë orë,
si thon’ nashti
Pasi dhe sahatin sahatin e gjorë,
që kur na e priishën edhe e bënë orë,
na u bë dhe koha fare li e lesh,
sahatin e saktë nuk po e marr vesh!

Prita në pampor prita kot së koti:
as e zonja erdhi as edhe i zoti;
,,mirserdhe moj zonjë” njeri nuk më tha
frëngun dhe frëngeshën ujku që s’i ha !

Un’ hot Hanko Halla sado që kam rar’
matem e peshonem me flori e ar;
na jemi si rrëza mu si rrëza e djellit,
që sado që bije lart nga maja e qiellit,
bije nëpër male krahu nuk i thyhet,
bije në moçale këmba nuk i lyhet!

II
Pasandaj pampori fryti e u nis;
si kërcasin muret, muret e shtëpis’,
si kërcasin muret kur i rreh tërmeti,
po ashtu kërcisnin kur i rrihte deti
eshtrat e pamporit; mirpo më së fundi
diti se e tundi!

Kur i vinte vala bënte sikur kridhej
kurse valës tjetër drejt për drejt i hidhej;
aty valës dukej anës do ja mbante,
kurse valën tjetër mes për mes e çante!

Ballë i bëri bukur detit të tëbuar,
një dybek i rrihte mu në kraharuar;
dank e dunk dybeku. . . un’ sa jesh kumbisur
kur dëgjoj ca pula tue kakarisur!

Tepër u habita qënkemi në Vlorë
apo harroj udhën ky i shkret pampor
dhe u kthye prap? Po në mbeçim udhës?
Kur dëgjoj që thoshin: ,,kena mrri në Durrës!”

Që thoni moj zonja erdhëm në Tiran’,
po kur disa dëmra m’u bëfshin kurban
disa qyqe femra në një qoshe mbledhur
ferexhet e zeza përmbi krye hedhur
koka e mbuluar këmba e zbuluar
ruana zot nga fëmra kurse ka çkallurar!

Thon’ se nga një herë këto ferexhera
diku i ngrië era,
brënda duket zoga ballë e gush’ flori
që i thot Tirana ,,zogëza kumri”;
qënka guguftuja që i themi na,
mirpo ësht’ gjynah, s’undet ,,me u pa “!

Afër meshkuj veshur - po si veshur?
disa për të qarë disa për të qeshur;
në krye në këmbë pa shije pa hije,
çfar’ t’ju them, moj motra pika që s’u bije!
Disa për të qeshur disa për të qarë,
s’paska më shqiptarka, s’paska më shqiptarë!
Ku janë ato rroba, rroba e të parit,
rroba që peshohen me derhem të arit?

Tej një shesh i gjerë bota jep e merr,
edhe një gjëlpërë s’ka se ku të bjer’,
zonja e zonjushe si thëllëza fushe
mu si pika ari mu si flori gushe;
dy nga dy po ecin me bërryle shtyhen
në se u heth dorën me një her do thyhen!

Me një her’ do thyhet mezi’ i hollë i vajzës,
shkon për mes të rrethit rrethit të unazës,
hedhur si lastrare hedhur si billonja;
zonja mu si çupa çupat mu si zonja;
palët mu si valët shkon e vjen një tjetër
duket thanë e kuqe edhe femr’ e vjetër!
III
Blegërin një dele, tingëllin një zile
bota paska halle hallet me kaçile
hallet me kaçile hallet prej Tirane,
lum Tiran’ e kuqe mbushur me zeshkane!

Miëpo – vazhdon Halla pakëz e çuditur,
rri si rri sorkadhja çap e vrap lajthitur
mirpo ra mëngjezi rrugët do i masën,
erdhi darka vjehrës buzen i pëllcasën;
lozën edhe katrat birçe ose briç
çekan e çekiç në kokë e godiç.

Folu, nuk të flasën; ktheu, zën e shkasën
dhe me cep të syrit din’ se si të vrasën.
DHe ajo që duket engjëllushë e butë
në një shishe brënda dy shejtane futë;
llëra lakuriq këmba lakuriq,
demek sa për mua. . . edhe burri i vdiq;
IV
Hanko Halla isha, Hanko Halla jam,
Hal’ në sy i kisha hal’ në sy i kam.
Nuk më mbushet syri nuk më mbushet zemra,
nuk më piqet ylli me të tilla femra!

Mirpo – vazhdon Halla edhe psherëtiti,
aty nga del fjala do më dal’ dhe shpirti;
pra do them të drejtën se më bënet derte,
cilado gjynahun le ta ket’ për vete,
kur i pash’ të parat desh më zuri frika,
kur i pash të dytat . . . deh iu rëntë pika!

Ato që mos qofshin këto për të qënë . . .
duket pem’ e bukur që ka mbir’ me hënë;
duket pem’ e bukur që me hën’ka mbirë
dhe që asaj dite ish sahati i mirë:
porosita djalin: - Në se të kam djalë,
ik e i thuaj nuses të m’a bëj hallallë!

V
Aty Halla heshti, hoqi , psherëtiti,,
një kujtim i vjetër erdhi e goditi . . .
Kur ish Hanko Halla nuse top’i borës
kur ,,Ai “ e mbante në pëllëmb’ të dorës,
vishej edhe ngjishej sikurse një flutue,
sikuse një flutur nëpër fleta futur!

Sako dhe tumane . . . ar edhe mëndafh,
varur pendolirat . . . shko një her’ me qafsh . . .
shkonte si veri e vinte si tal’as,
këmba si krah zogu s’linte gjurma pas!

Halla ish një lule dhe nga ato lule,
syri me ta parë mu në gjunj u ule.
Ajo ish një lule po edhe ,,Ai”
ish për atë lul një saksi flori.
Fund’i fjalës Halla ish një dallandyshe,
si ish e si qënka . . . jan’ dy gjëra ndryshe!
Loading